Sot pasdite në bibliotekën ”Thimi Mitko” në Korçë, do të promovohet libri ”Lidhja popullore maqedono-australiane 1946-1958”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Autor i librit është emigranti maqedonas, Ico Najdovski – Perin. Gjithashtu do të promovohet edhe libra ”Histori e shkurtër e popullit maqedonas”, me autor Spase Mazenkovski, nga komuna e Pushtecit.
Promovimi i këtyre librave bëhet nga qendra kulturore maqedonase ”Sonce”./Telegrafi/