LSDM sot ta mbajë kongresin e 23-të të partisë ku duhet ta konfirmojë Stevo Pendarovskin për kandidat për kryetar shteti. Kongresi do të mbahet sot në ora 12:00 në hotelin “Aleksandar Palace”.
Në kongres është parashikuar fjalimi i kryeministrit dhe kryetarit të LSDM Zoran Zaev, ndërsa pjesa e punës do të jetë i mbyllur për publikun. Në fund të kongresit, i cili do të jetë i hapur, fjalim do të mbajë kandidati i zgjedhur për kryetar shteti, njofton Telegrafi Maqedoni.
Po ashtu edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim njoftojnë se nga ora 12:00 në selinë e partisë në Tetovë, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka thirr mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së.
“Në mbledhje do të diskutohet rreth zgjedhjeve presidenciale, kongresin e Forumit Rinor të BDI, kongresin e forumit të gruas të BDI-së si dhe procesin e ri-regjistrimit të anëtarësisë”, thonë nga BDI.
Përndryshe, Stevo Pendarovski është kandidat i përbashkët i LSDM-së bashkë me parti të tjera duke përfshirë këtu BDI-në, partinë “Alternativa” dhe RDK-në./Telegrafi/