Telegrafi

Në konfrontimin me Dumfries, Tonali krahasohet me Gattuson

(Foto: Screenshot/SempreMilan/Twitter)

Një video që shfaq Sandro Tonalin duke u konfrontuar me Denzel Dumfries gjatë Derby della Madonnina është bërë virale në rrjetet sociale.

Kjo për faktin se mesfushori i ri italian në debatin me futbollistin e Interit, është krahasuar me legjendën e Milanit, Gennaro Gattuso.

Megjithëse shumëkush e konsideronte Tonalin si “Andrea Pirlo i ardhshëm”, 21-vjeçari shpesh ka thënë se e ka konsideruar Gattuson si model për ta ndjekur dhe në shpinë ka pikërisht numrin 8.

(Foto: Screenshot/SempreMilan)

Futbollisti i ri italian ka më shumë cilësi kreative sesa ish-mesfushori i Milanit, mirëpo temperamenti i tij duket të jetë i përafërt me të.

Lexo po ashtu Videoja virale e incidentit: Lautaro akuzohet se e pështyu Theo Hernandezin në derbin e Milanos

Këtë e dëshmon në veçanti videoja e mëposhtme, në të cilën ai e mbronte bashkëlojtarin e tij, Theo Hernandez. /Telegrafi/