Site icon Telegrafi

Në komunën e Zhupës legalizohen 570 ndërtime pa leje

Në komunën e Zhupës deri më tani janë legalizuar 570 ndërtesa pa leje ose rreth 28% nga kërkesat e dorëzuara, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Në afatin e parë, nga viti 2011, sipas Ligjit për legalizimin e të ndërtesave pa leje, janë dorëzuar 1.577 kërkesa, përderisa në afatin e dytë, pas miratimit të ndryshimeve dhe plotësimin, prej fundit të 2015 deri 31 mars të vitit 2016, janë dorëzuar 516 ose gjithsej 2.093 kërkesa’, deklaroi Shahin Shaqir, udhëheqës i sektorit për urbanizëm.

Shaqir, shtoi se, afati i fundit për legalizimin e objekteve për të cilët, kërkesat e dorëzuar në periudhën 2015/2016, është 31 dhjetori 2017. /Telegrafi/

Exit mobile version