Telegrafi

Në klipin e ri të Green Day, Trump paraqitet si ‘zombie’ (Video)

Grupi i amerikan, “Green Day”, e ka publikuar këngën e re “Back In The USA”, të cilën e ka shoqëruar me videoklip.

Klipi i ri bën pjesë në kategorinë e videove kundërthënëse, duke qenë se në të shfaqet presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, si një ‘zombie’.

(Foto: YouTube/Green Day)

Në këtë video muzikore skenat ndryshojnë me anë të syzeve që e shndërrojnë kreun e Shtëpisë së Bardhë në një kufomë që ec.

Syzet janë aluzion në filmin nga viti 1988, “They Live”, në të cilin protagonisti kryesor e zbulon botën e vërtetë të konsumerizmit dhe kontrollimit të njerëzve duke përdorur syze që ngjajnë me syzet e zakonshme.

“Green Day” u themelua në vitin 1986 dhe konsiderohet si një prej grupeve amerikane me ndikim më të madh.

Ky grup u formua nga kitaristi Billie Joe Armstrong dhe batisti Mike Dirnt.

(Foto: Getty Images)
Lexo po ashtu Helen Mirren: Do të më pëlqente ta luaja rolin e Trumpit, i kemi flokët njësoj

Atyre iu bashkua edhe John Kiffmeyer, të cilin në vitin 1990 e zëvendësoi Tre Cool.

Bendi i muzikës ‘punk’ u bë i njohur për suksesin e madh me albumin “American Idiot” në vitin 2004. /Telegrafi/