Site icon Telegrafi

Në klipin e ri të Çiljetës skena të vjedhura nga Nicki Minaj (Video)

“Big booty” titullohet projekti më i ri i këngëtares Çiljeta Xhilaga.

Këngëtarja nga Shqipëria përmbylli vitin 2015-të me një projekt që e solli në bashkëpunim me dy artistët e rinjë, Filloreta Raçi dhe Lil Koli, transmeton Telegrafi.

Por, disa nga skenat interesante brenda videos dalin të mos jenë origjinale.

Ka qenë faqja e famshme tashmë “Vipat e bllokut” që përmes një video të shkurtër ka treguar ngjashmëritë e njërës nga skenat në këtë videoklip me ato në videon e këngës “The boys” të kënduar nga Nicki Minaj dhe Cassie.

Ky projekt i yjeve botërore është publikuar në tetor të vitit 2012. /Telegrafi/

Exit mobile version