Telegrafi

Në klipin e ri “Miracles” të Coldplay, shfaqen veshjet kombëtare shqiptare (Video)

“Miracle” është kënga më e fundit që sollën grupi i njohur britanik ColdPlay.

Kjo këngë transmeton një mesazh motivues për njerëzit e zhgënjyer, duke i bërë ata edhe më motivues drejt sfidave përpara.

Shumë i veçantë është edhe klipi i kësaj kënge, përderisa një nga detajet e tij tërheq syrin dhe vëmendjen e çdo shikuesi shqiptar.

Lexo po ashtu Coldplay me këngën të re (Video)

Bëhet fjalë për një nga momentet kur në klip shfaqet një burrë i veshur me veshje kombëtare shqiptare.

Nuk dihet se cili ka qenë qëllimi i regjisorit që të shfaq këtë imazh në klip, megjithatë kjo skenë mund të vërehet te minutazha 2:20 e klipit. /Telegrafi/