“Miracle” është kënga më e fundit që sollën grupi i njohur britanik ColdPlay.
Kjo këngë transmeton një mesazh motivues për njerëzit e zhgënjyer, duke i bërë ata edhe më motivues drejt sfidave përpara.
Shumë i veçantë është edhe klipi i kësaj kënge, përderisa një nga detajet e tij tërheq syrin dhe vëmendjen e çdo shikuesi shqiptar.
Bëhet fjalë për një nga momentet kur në klip shfaqet një burrë i veshur me veshje kombëtare shqiptare.
Nuk dihet se cili ka qenë qëllimi i regjisorit që të shfaq këtë imazh në klip, megjithatë kjo skenë mund të vërehet te minutazha 2:20 e klipit. /Telegrafi/