Në Klinikën Infektive të shtrirë me coronavirus janë tetë pacientë, ndërsa nga këta pesë raste janë në gjendje stabile, tri raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në njoftimin e Klinikës bëhet e ditur se sot do të lirohen pesë pacientë që janë shëruar nga infeksioni me COVID-19.
Ndryshe, sot në orën 10:30, ka ndërruar jetë pacienti i lindur me 1943 nga Rahoveci, i cili përveç infeksionit me COVID -19 ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe ka qenë në dializë.
Ndryshe, nga data 08 shkurt deri më 08 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 9.279 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 861 raste, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 561 raste, ndërsa deri tani janë shënuar 28 viktima, e që kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. /Telegrafi/