Klinika Infektive në QKUK, ka njoftuar se në klinikë janë të shtrirë 100 pacientë, 85 prej tyre janë të sëmurë nga COVID-19.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se 42 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, kurse në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 6 raste në gjendje kritike, transmeton Telegrafi.
Po ashtu, sot nga klinika do të lirohen 8 raste të shëruar nga infeksioni me COVID-19 si dhe 2 raste ende pozitive, por në gjendje stabile.
“Në njësinë intensive tek objekti i Mjekësisë Sportive janë 3 pacientë, 1 i intubuar dhe 2 me CPAP. Në Klinikën e Pulmologjisë dhe Dermatologjisë janë të shtrirë 22 raste të dyshuara me COVID-19 dhe 4 raste me COVID-19 pozitiv që pritet të transferohen në Klinikën Infektive”, vijon njoftimi.
Ndryshe, deri më tani në Kosovë me coronavirus janë infektuar 2 mijë e 268 persona./Telegrafi/