Telegrafi

Në Klinikën Infektive të shtrirë 106 pacientë me coronavirus, rreth 70 përqind e tyre kanë nevojë për oksigjeno-terapi

Drejtoresha e Klinikës Infektive në QKUK, Lindita Ajazaj-Berisha ka bërë të ditur se në klinikë janë të shtrirë 106 pacientë me coronavirus.

Drejtoresha theksoi se numri i pacientëve që kanë nevojë për oksigjeno-terapi është rreth 70 përqind, transmeton Telegrafi.

“Ne në klinikë kemi 106 pacientë, 60 deri 70 përqind e tyre kanë nevojë për oksigjeno-terapi, 6 me respiratorë. Ka raste që lirohen në shtëpi ka raste që pranojmë, kështu i menaxhojmë. Ne falënderojmë Qeverinë për përkrahjen që na kanë dhënë gjatë këtyre tetë muajve”, shtoi ajo.

Ajazaj-Berisha këtë deklaratë e bëri pas vizitës së kryeministrit Avdullah Hoti në Klinikën Infektive. Hoti u zotua se do të angazhojnë mjekë shtesë për përballje me pandeminë COVID-19.

Lexo po ashtu Hoti pas vizitës në Klinikën Infektive: Jemi sikur në situatë lufte, duke u përballur çdo ditë me rrezik të madh e me viktima

Gjithashtu, kryeministri Hoti ditën e mërkurë ka bërë të ditur masat e reja antiCovid, që pritet të votohen në mbledhjen e radhës të Qeverisë, ndërsa në fuqi do të hyjnë ditën e premte./Telegrafi/