Site icon Telegrafi

Në Klinikën Infektive të hospitalizuar 36 pacientë me coronavirus, kurse sot lirohen 9 që janë shëruar

Në Klinikën Infektive të QKUK-së, gjenden të hospitalizuar 36 pacientë të prekur nga COVID-19.

Klinika Infektive bën të ditur se 28 pacientë janë në gjendje stabile, 7 raste janë trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, kurse në mjekimin intensiv janë duke u trajtuar dy pacientë në gjendje të rëndë, transmeton Telegrafi.

Tutje, në njoftim thuhet se në klinikë vazhdojnë trajtimin 4 raste të cilët kanë rezultuar negativ në testimet e fundit për COVID-19, ndërsa në pritje të rezultateve janë 2 raste të tjera të spitalizuara rishtazi.

“Sot lirohen nga klinika 9 pacientë të shëruar nga infeksioni me COVID-19”, thuhet në njoftim.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, që nga data 8 prill nuk ka më raste të reja të infeksionit brenda spitalor. /Telegrafi/

Exit mobile version