Site icon Telegrafi

​Nga 40 personat e shtrirë në Klinikën Infektive, 12 prej tyre ndodhen me oksigjenoterapi

Në Klinikën Infektive të QKUK-së janë të shtrirë 40 persona që janë të prekur me coronavirus.

Siç bën të ditur Klinika Infektive, 27 prej tyre janë në gjendje stabile, ndërsa 12 të tjerë janë duke u trajtuar në repart me oksigjeno-terapi dhe përkujdesje intensive.

Lexo po ashtu Vdes një 76 vjeçare me COVID-19, arrin në 33 numri i viktimave në Kosovë

Ndërkaq në repartin e Mjekimit Intensiv është duke u trajtuar një paciente në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar dhe përkujdesje intensive.

Sot, në repartin e Mjekimit Intensiv në Klinikën Infektive, ka ndërruar jetë pacientja 76 vjeçare nga komuna e Prizrenit, e pranuar me 07.06.2020 e cila veç infeksionit me Covid -19, kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Exit mobile version