Site icon Telegrafi

Në Klinikën Infektive pesë pacient me COVID-19 janë në gjendje të rëndë, kurse pesë të tjerë lirohen sot për vetizolim në shtëpi

Në Klinikën Infektive të QKUK-së, po trajtohen 79 pacientë. Prej tyre 65 raste janë me COVID-19.

Sipas raportit nga kjo klinikë nga 65 pacientët me COVID-19, 5 prej tyre në gjendje stabile lirohen për vetizolim në shtëpi.

Klinika është në pritje të rezultateve edhe për 14 raste.

Nga 65 rastet e konfirmuara me COVID-19 pozitiv, 30 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, 5 prej tyre janë në gjendje më të rëndë dhe janë duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv. /Telegrafi/

Exit mobile version