Telegrafi

Në Pogragjë të Klinës gjenden mbetje mortore, dyshohet se janë nga lufta e fundit në Kosovë

Në fshatin Pogragjë të Klinës janë gjetur disa mbetje mortore që po dyshohet se mund të jenë viktima të varrosura gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se mbetjet mortore u hasën gjatë disa punimeve në kanalin e ujësjellësit.

Tutje theksoi se është njoftuar edhe njësiti për të zhdukur.

“Policia e Klinës është njoftuar nga një fshatar se në fshatin Pogragje të Klinës, gjatë punimeve në kanalin e ujësjellësit kanë hasur mbetje mortore. Pas marrjes së informacionit rreth orës 13:00, policia ka dalë në vendngjarje. Është njoftuar njësiti për të zhdukur, ndërsa ende nuk dihet se për cka bëhet fjalë”, tha Gashi.

Vendi tashmë është rrethuar nga shiritat e Policisë së Kosovës, të cilët janë njoftuar nga vet punëkryesit./Telegrafi