Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e votave me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta për Komunën e Klinës në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Në bazë të këtyre rezultateve del se kandidati i AAK-së, Zenjun Elezaj ka marr më së shumti vota, 93 gjithsej, i pasuar nga Esat Raci i PDK-së ,e 66 vota, Besim Hoti i LDK-së me 31 vota dhe i fundit Lulzim Dragidella i LVV-së me vetëm 25 vota.
Po ashtu edhe sa i përket votave për kuvend komunal, AAK ka grumbulluar më së shumti vota me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta në Klinë, transmeton KP.
AAK – 69 vota
PDK – 53 vota
LVV – 34 vota
LDK – 33 vota
PShDK – 4 vota
Lista Serbe – 4 vota
AKR dhe kandidati Bojan Sajçiq asnjë votë.
Në Klinë do të ketë balotazh, ku kandidati i AAK-së, Zenun Elezaj do të përballet me atë të PDK-së, Esat Raci.
Në zgjedhjet e 17 tetorit në Klinë ishte ky rezultat:
Zenun Elezaj AAK, 43,10%
Esat Raci PDK, 27,60%
Besim Hoti LDK, 19,41%
Lulzim Dragidella LVV, 9.88%