Qytetarët me pasaportë të Maqedonisë mund të punojnë në Norvegji, Suedi dhe Gjermani. Ju duhet vetëm të vizitoni ueb faqen ec.europa.eu/eures ku ka shpallje për vendet e punës të lira në këto shtete, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për të shkuar në Suedi ju duhet vetëm pasaportë, ndërsa kushtet tjera duhet t’i vendosni me punëdhënësin. Përfaqësuesi në ambasadën e Suedisë në Kroaci thotë se për në Suedi nuk duhet vizë shpërngulëse. ‘
“Duhet që vetëm një anëtar i familjes të ketë punë në Suedi dhe të marrë me vete edhe anëtarët tjerë”, thotë ky përfaqësues i shtetit skandinav në Kroaci.
Për në Norvegji rregullat janë thuajse të njëjta. Punohet shtatë orë e gjysmë dhe punëtorët kanë 30 ditë pushim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në Norvegji kërkohen punëtorë për këto vende pune:
-Kuzhinierë,
-Bukëpjekës,
-Inxhinier ndërtimi,
-Mjekë dhe
-Motra medicinale
Në Suedi kërkohen punëtorë për këto vende pune:
– Stomatologë,
– Kontabilistë,
– Kuzhinierë,
– Elektriçistë,
– Elektroinstalues,
– Ujëinstalues,
– Fasaderë,
– Teknikë ndërtimi,
– Mjeshtër të IT
Punët në Gjermani mund t’i gjeni këtu: www.jobboerse.arbeitsagentur.de
Në Gjermani kërkohen punëtorë për këto vende pune:
– Asistent teknik
– Inxhinier mekanik
– Elektricist
– Instalues elektrik
– Elektricist për ndërtimin
– Hidraulik
– Teknik i ngrohjes
– Punëtor pa kualifikime për ujë
– Shofer
– Monitorim i infrastrukturës hekurudhore
– Mirëmbajtja e infrastrukturës në hekurudhat
– Infermierë në pediatri
– Infermierë në kirurgji
– Infermierë në klinikë
– Anesteziolog
– Ndihmës anesteziolog
– Kujdestarë për të moshuar
– Specialistë në klinika gjeriatrike
– Specialistë në onkologji
– Specialistë në endoskopi
– Specialistë në nefrologji
– Specialistë në rehabilitim
– Profesionistë të shëndetësisë
– Teknikë kompjuterash
– Hidraulikë
– Muratorë
– Mekanikë makinash
– Gomistë