Site icon Telegrafi

“Në këtë rrugëtim isha vetëm unë dhe ndihma e Zotit” – Gramosi tregon se si iku në mënyrë ilegale për në Gjermani

Kameramani nga Prishtina, Gramos Bajçinovci, iu bashkua shtëpisë së famshme, Big Brother VIP, të shtunën.

Ai ka ndarë me banorët një ngjarje të vitit 2015, ku kishte vendosur të ikte për në Gjermani në mënyrë ilegale.

Në një rrëfim karshi konkurrentëve të tjerë, ka ndarë detaje për gjithë rrugëtimin dhe për rreziqet.

Foto: Screenshot/YouTube

Rrëfimi i plotë i Gramosit:

“Po ndaj me juve një ngjarje të vitit 2015, ku vendosa me marrë rrugën e migrimit për në Gjermani në mënyrë ilegale. Gjithçka ka nisur shumë spontanisht ku isha duke punuar në një medium në Kosovë dhe shkuam te stacioni i autobusëve për të realizuar një storie se si ikeshin kosovarët në Evropë, në mënyrë ilegale.

E realizova storien dhe aty për aty e kam blerë biletën për me ik në Beograd. Ika te shtëpia, iu tregova prindërve e morën shumë afër zemrës se nuk kisha arsye, po ajo adrenalina për me provu këtë rrugëtim më bëri shumë të vendosur.

Erdhi koha, vazhduam për në Beograd, aty duhej të blija një biletë për në Suboticë ku ish vendi më i afërt në kufirin e Hungarisë. Një ndër momentet më kritike, kur personi në fjalë erdhi me na marrë ka qenë serb, ka qenë shumë i dehur. Ka vozitur si i çmendur.

Mbërritëm aty, filluam të ecim malit për në Hungari. Përfunduam në Hungari, tani ishte sfida për me siguru një transport për me shku në Budapest. E më pas nga aty për në Gjermani.

Rrugëtimin e kam bërë vetëm. Mbërrita në Gjermani, ku e kisha edhe gjysmën e familjes time. E kam kuptuar jo çdo gjë duhet bërë në afekt. E kam ndjerë veten shumë të rrezikuar dhe e kam kuptuar që nuk ia vlen të bëjmë rreziqe të kota”. /Telegrafi/

Exit mobile version