Telegrafi

Në këtë ditë, një vit më parë, CR7 u bë transferimi më i shtrenjtë në Itali: Statistikat dhe trofetë e fituar te Juventusi

Cristiano Ronaldo (Foto: Marco Rosi/Getty Images for Lega Serie A/Guliver)

Në këtë ditë, në vitin e kaluar, Juventusi e transferoi Cristiano Ronaldon nga Real Madridi për 112 milionë euro.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë u bë transferimi më i shtrenjtë në histori të Serie A-së, duke e thyer kështu rekordin e Gonzalo Higuainit që u transferua nga Napoli te Zonja e Vjetër për 94 milionë euro.

Pak kush e kishte pritur në vitin e kaluar se 34-vjeçari do të largohej nga Los Blancos për të kaluar te Bianconerët, sidomos pas triumfit të trefishtë në Ligën e Kampionëve.

Cristiano Ronaldo (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Ronaldo në sezonin e tij te parë zhvilloi 43 paraqitje në të gjitha garat për Juventusi, gjersa ka shënuar 28 gola dhe ka bërë 10 asistime.

Ylli portugez u kurorëzua me titullin e parë në Itali, pasi e fitoi Superkupën në finale që u zhvillua në Arabinë Saudite ndaj Milanit.

Lexo po ashtu Ronaldo: Në sezonin e ri luftojmë për të gjithë trofetë

Në përfundim të sezonit të kaluar, CR7 e mori në duart e tij trofeun e Serie A-së, derisa përfunduan 11 pikë para Napolit që ishte në vendin e dytë.

Ronaldo u bë lojtari i parë në histori të futbollit që fiton katër tituj në katër ligat e ndryshme evropiane. /Telegrafi/