Site icon Telegrafi

Në këtë ditë, 15 vjet më parë u zhvillua njëri nga derbit më ikonik mes Milanit dhe Interit  

Në vitin 2005 u zhvillua njëri nga derbit më ikonik në mes të Milanit dhe Interit i njohur ndryshe si Derby della Madonnina.

Ekipi i Milanit i vitit 2005 ishte njëri nga më të mirët në histori dhe kërkonte një natë magjike dhe një mrekulli futbolli, por u ndalën Liverpooli në finalen e Ligës së Kampionëve.

Milani ishin ekip i veçantë dhe emra në skuadër si; Cafu, Paolo Maldini, Jaap Stam, Alessandro Nesta, Massimo Ambrosini, Gennaro Gattuso, Kaka. Andrea Pirlo, Rui Costa, Clarence Seedorf, Hernan Crespo, Filippo Inzaghi, Andriy Shevchenko.

Në krye të ekipi ishte Carlo Ancelotti, i cili fitoi me kuqezinjtë një titull të Ligës së Kampionëve në vitin 2003, duke mposhtur rivalët Juventus në finale.

Dy vjet më vonë, ata do të sfidonin përsëri elitën e Evropës me një garë për në finale.

Në rrugën e tyre për në Stamboll ata dolën kundër një rival tjetër të madh, kësaj radhe kundër atyre lokal, Interit. Nerazzurrëyt gjithashtu kishin një klub të mbushur me yje si Javier Zanetti, Esteban Cambiasso, Juan Sebastian Veron dhe Adriano.

Inter (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Të dy klubet ishin takuar në gjysmëfinale dy vjet më parë, ku Milani kaloi tutje pas dy barazimeve.

Në ndeshjen e parë në vitin 2005, Milani, si skuadër vendase, fitoi 2-0 me gola nga Stam dhe Shevchenko. Interi ishte në lojë në ndeshjen e dytë, por nuk arritën ta shkrijnë epërsinë, pasi humbën 0-1 falë një goli të Shevchenkos (30’), duke ia siguruar Milanit finalen e dytë në tri vite, por dramat nuk do të mbaronin këtu.

Cambiasso u mendua se ai do t’i jepte skuadrës së tij një shans në minutën e 72-të me një gol me kokë, por ai u anulua për shtyrje ndaj kundërshtarit dhe pas disa fjalëve të shkëmbyera me gjyqtarin, ai u ndëshkua.

Ai moment ndezi tifozët e zemëruar të Interit, të cilët filluan të gjuajnë shishe plastike, fishekzjarrë dhe madje edhe çadra në fushë pas golit të portierit Dida.

Kaosi i krijuaj bëri që gjyqtari Markus Merk vonoi lojën për 20 minuta. Vonesa bëri që të lind njëra nga fotot më ikonike në futboll, ku Rui Costa dhe Materazzi qëndronin ngjitur njëri tjetrit, duke vëzhguar situatën.

Pas 20 minutave, ndeshja rifilloi dhe menjëherë pas rifillimit një fishekzjarrë i hedhur drejt fushës goditi portierin Dida në krah.

Në atë pikë, gjyqtari nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse të ndalonte lojën dhe t’i dërgonte lojtarët përsëri në zhveshtore pasi stadiumi cilësohej vend jo i sigurt.

Skuadrës së Ancelottit iu dha ndeshja me rezultat zyrtar që do të thotë se ata fituan ndeshjen e dytë 3-0 dhe në fund triumfuan me rezultat përfundimtar 5-0!

https://www.youtube.com/watch?v=tup-NLFj2ow

Interi pastaj u dënua për të luajtur katër ndeshjet e tyre të ardhshme evropiane  në shtëpi pa tifozë si ndëshkim për mos kontrollin e tifozëve të tyre.

Milani shkoi në finale me Liverpoolin, pasi mundi PSV-në në gjysmëfinale, dhe ajo ndeshje vazhdoi pa shumë dramë… /Telegrafi/

Exit mobile version