Site icon Telegrafi

Në këtë aksident ka mbetur vetëm gjysma e veturës, por fatmirësisht shoferi shpëton pa asnjë lëndim

Destinacioni tjetër i kësaj makine dikur të bukur do të jetë vendi i mbeturinave. 

Chevrolet Corvette Stingray C7 praktikisht u përgjysmua pas trafikut që ndodhi në Roseville të Kalifornisë, por është e mahnitshme që shoferi arriti të largohej pa lëndime nga kabina e pasagjerëve.

Detajet se si ka ndodhur ky aksident i pazakontë nuk janë zbardhur plotësisht, por videot tregojnë pasojat dhe nuk është aspak një pamje e mirë. Natyrisht, destinacioni i radhës i kësaj kopje blu “Laguna Blue” të modelit Corvette do të jetë mbeturinat.

Në video shihet se gjysma e pasme e makinës sportive, me kabinën e saj, ka përfunduar në anë të rrugës, ndërsa pjesa e përparme së bashku me motorin janë rreth dhjetë metra larg. Edhe pse nuk është konfirmuar, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe ka goditur pemën anash.

Corvette Blogger raporton se bëhet fjalë për tejkalim shpejtësie, gjë që nuk përbën ndonjë befasi të madhe duke marrë parasysh dëmtimin që ka pësuar makina. /Telegrafi/

Exit mobile version