Telegrafi

Në këtë 8 mars, Zanfina Ismaili kujton Monën përmes një fotografie të pesë viteve më parë

Foto: Zanfina Ismaili/Instagram

Sot në mbarë botën po kremtohet Dita Ndërkombëtare e Gruas.

Njerëz nga mbarë bota nxitojnë për të uruar nënat, bashkëshortet, motrat e vajzat e tyre në këtë ditë feste për to.

Ndjeshmëri më të madhe për një ditë si kjo tregojnë personazhet që kryesisht nuk i kanë nënat e tyre pranë vetes.

Lexo po ashtu Me fotografi të rralla nga fëmijëria, Morena kujton nënën e ndjerë për 8 mars: Atyre që sot iu mungon, përqafoni babin ashtu siç bëra unë gjithmonë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Zanfina Ismaili, në festën e 8 marsit vendosi të publikojë një fotografi nga e kaluara në InstaStory.

Foto: Zanfina Ismaili/InstaStory

Bëhet fjalë për një imazh të realizuar me nënën e saj, Monën, në vitin 2015, një vit para se ajo të ndërronte jetë.

Zanfina ka qenë shumë e lidhur me të ëmën e saj dhe humbja e saj në vitin 2016 ishte ndër sfidat më të vështira për këngëtaren dhe dy motrat e saj.

Po në të njëjtin vit që Mona u nda nga jeta, Zanfina i dedikoi një këngë shpirtërore të ëmës, të titulluar “M”. /Telegrafi/