Sot në mbarë botën po kremtohet Dita Ndërkombëtare e Gruas.
Njerëz nga mbarë bota nxitojnë për të uruar nënat, bashkëshortet, motrat e vajzat e tyre në këtë ditë feste për to.
Ndjeshmëri më të madhe për një ditë si kjo tregojnë personazhet që kryesisht nuk i kanë nënat e tyre pranë vetes.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Zanfina Ismaili, në festën e 8 marsit vendosi të publikojë një fotografi nga e kaluara në InstaStory.
Bëhet fjalë për një imazh të realizuar me nënën e saj, Monën, në vitin 2015, një vit para se ajo të ndërronte jetë.
Zanfina ka qenë shumë e lidhur me të ëmën e saj dhe humbja e saj në vitin 2016 ishte ndër sfidat më të vështira për këngëtaren dhe dy motrat e saj.
Po në të njëjtin vit që Mona u nda nga jeta, Zanfina i dedikoi një këngë shpirtërore të ëmës, të titulluar “M”. /Telegrafi/