“Ku është Rachel” është llogaria në Facebook, përmes së cilës po kërkohet të gjendet një turiste nga Malajzia.
Rachel Chan, gjatë tetorit të vitit të kaluar, kishte planifikuar të vizitonte disa shtete të Ballkanit, transmeton Telegrafi.
Por, derisa po vizitonte Zhablakun e Malit të Zi, ajo është humbur pa gjurmë, ndërsa rrobat i kanë mbetur në hotel. Dëshmitarët thonë se e kanë parë atë vetëm, derisa shëtiste pranë një liqeni, pikërisht me 29 tetor.
Që atëherë, policia malazeze ka bërë hetime dhe kërkime të shumta, por nuk ka gjetur asgjë prej saj.
Familja dhe miqtë e Rachel, kërkojnë nga të gjithë banorët e Ballkanit, nëse e kanë parë atë. Me shpresën, se ajo ka vazhduar udhëtimin e planifikuar, por nuk është lajmëruar. /Telegrafi/