Telegrafi

Në kërkim të heroit që qetësoi fëmijën gjatë fluturimit me aeroplan (Foto)

Një burrë i panjohur, e ka qetësuar një fëmijë që nuk ndalonte së qari dhe shqetësonte tërë udhëtarët që fluturonin me aeroplan në Shtetet e Bashkuara.

Derisa nëna e vogëlushit ishte në gjendje të rëndë shkaku i shtatzënësisë, ai e ka marrë vogëlushin dhe e ka luhatur derisa ka fjetur, transmeton Telegrafi.

Fotografia e tij, së bashku me njoftimin e shkurtër është postuar në rrjete sociale, ku është shpërndarë dhe ka marrë pëlqime të shumta.

“Ky i panjohur ishte i vetmi që e ndihmoi shtatzënën, që ta qetësojë fëmijën që qante. Por, kush është ky hero i panjohur”, shkruan përbri imazhit të shkrepur në aeroplan.

Ende askush nuk e ka identifikuar këtë njeri, që ka udhëtuar nga Minneapolisi për në Atlanta. /Telegrafi/