Një lutje për të gjetur dy njerëz të fotografuar jashtë katedrales së Notre-Dame, pak minuta para se të shpërthente zjarri shkatërrues është bërë virale në mediat sociale.
Siç shkruan BBC, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një foto që tregon atë që duket të jetë një baba dhe bija e tij duke luajtur jashtë monumentit historik në Paris.
Ka qenë turistja Brooke Windsor, 23 vjeçe e cila thotë se bëri fotografinë rreth një orë para se të shpërthente zjarri nëpër ndërtesë.
Në një përpjekje për t’i gjetur, ajo e postoi foton në Twitter.
Siç thuhet, mesazhi është shpërndarë dhjetëra mijëra herë nga njerëz në mbarë botën, të vendosur për të ndihmuar zonjën Windsor të gjejë çiftin.
Zonja Windsor, nga Michigan, SHBA, i tha BBC se kishte ende për të identifikuar njeriun dhe vajzën në foto, por kishte shpresë ta bënte këtë.
Ajo pranoi se ajo nuk ishte e sigurt nëse ata ishin babai dhe vajza, duke thënë se ajo ishte “thjesht dinamika që unë vura re nga ata”.
Katedralja e Parisit, Notre Dame, e cila është përfshirë nga zjarri ku si pasojë është shembur çatia, konsiderohet si një nga shembujt më të mirë të arkitekturës gotike të Francës.
Ndërtimi i saj kishte filluar në vitin 1163, kurse pjesa më e madhe e saj kishte përfunduar saktësisht 100 vite më vonë. Ajo ishte e lartë 128 metra dhe e gjerë 48 metra. /Telegrafi/