Telegrafi

Arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Greqi, kërkohej për tentativë vrasje, grabitje dhe mosbindje

Policia greke njofton se ka arrestuar shtetasin shqiptar M.L., i shpallur në kërkim për veprën penale tentativë vrasje, grabitje dhe mosbindje.

Mësohet se M.L së bashku me një 40- vjeçar, edhe ky shtetas shqiptar i shpallur në kërkim, kishte kryer një grabitje të armatosur në një pikë karburanti në Spata të Athinës në datën 10 shtator të këtij viti, ndërsa në të njëjtën ditë shtiu me armë në zonën Nea Makri ndaj një personi të cilin tentoi të grabisë, por pa i shkaktuar plagë.

Sipas policisë greke, shqiptari u arrestua prej forcave të ndërhyrjes së shpejtë të policisë në vendin e quajtur Vari në periferi të Athinës. Gjatë arrestimit ai nuk bëri rezistencë. 40-vjeçari  do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie, njoftojnë mediat greke. /Telegrafi/