Site icon Telegrafi

Në kërkim për përdhunim, kapet dhe dorëzohet tek autoritetet greke 45-vjeçari nga Vlora

Policia ka arrestuar një 45-vjeçar nga Vlora i cili kërkohej nga Greqia, i akuzuar për përdhunim.

Pati kërkime të pandërprera në zonën ku dyshohej se fshihej derisa në fund Spartak Dyrmishi u vu në pranga.

“Duke qenë se ky shtetas ka shprehur dëshirën e tij për t’u dorëzuar te Policia greke, në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia shqiptare e ka dorëzuar atë në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije,”, thuhej në njoftimin e policisë. /Telegrafi/

Exit mobile version