Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 30 vjeçar, i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.
30-vjeçari R. H. dyshohet se në bashkëpunim me 2 të tjerë kishte mbjellë 320 bimëve narkotike në fshatin Trevllazër, të cilat u asgjësuan gjatë operacionit “Forest”.
Vetëm pak ditë më parë Gjykata e Vlorës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, për 30-vjeçarin e arrestuar. /Telegrafi/