Site icon Telegrafi

Në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasjeje, 37-vjeçari ekstradohet nga Spanja drejt Shqipërisë

Një 37-vjeçar me iniciale E.K është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Për 37-vjeçarin, Gjykata e Durrësit më 22 shtator të 2017, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

37-vjeçari në gusht të 2017, në Shijak, në bashkëpunim me shtetasin M. B, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi D. Gj.

Shtetasi i ekstraduar iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. /Telegrafi/

Exit mobile version