Policia e Shtetit në Shqipëri ka njoftuar sot ekstradohen nga Franca dhe Kosova të shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Paris, u bë ekstradimi nga Franca, i shtetasit E. G. alias E. Sh., 34 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasja e mbetur në tentativë dhe prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake, ka njoftuar policia.
Gjithashtu, nga Interpol Tirana, falë bashkëpunimit me autoritetet ligj-zbatuese kosovare, u bë ekstradimi nga Kosova drejt Shqipërisë, i shtetasit Sh. I., 49 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana për veprën penale trafikimi i narkotikëve. /Telegrafi/