Telegrafi

Në Katradiq të Pejës një shtëpi përfshihet nga zjarri

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Katradiq të Pejës një shtëpi është përfshirë nga zjarri.

Rasti ka ndodhur të dielën në ora 20:30.

“Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se nga zjarri i është përfshirë shtëpia e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport të Policisë. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim