Dhoma ku Lionel Messi qëndroi në Universitetin e Katarit gjatë Kampionatit Botëror, do të bëhet një muze i vogël, raportojnë mediat e atjeshme.
Në këtë mënyrë do të përjetësohet momenti kur superylli i futbollit u ngjit në fronin botëror për ta fituar trofeun e vetëm që mungonte në sirtarin e tij – Kupën e Botës
Messi dhe bashkëlojtarët e tij te skuadra e Argjentinës vendosën të mos qëndronin në një hotel luksoz me pesë yje në Katar dhe në vend të kësaj qëndruan në një konvikt studentor.
The room which Lionel Messi was staying in at the University of Qatar during the World Cup will become a small museum. Via @Benayadachraf. 🇦🇷 pic.twitter.com/Wfe8fMelXo
— Roy Nemer (@RoyNemer) December 27, 2022
Vendimi i befasishëm për të qëndruar atje erdhi pasi zyrtarët e futbollit argjentinas vendosën se kampi i gjerë do t’i lejonte ata të organizonin evenimente tradicionale qoftë nga vendi i tyre apo nga vendi nikoqir.
Pjesa e kampit të Universitetit të Katarit ku qëndroi skuadra argjentinase përbëhet nga 90 dhoma, përmban ambiente sportive moderne, një pishinë olimpike dhe stadiumin e vet të futbollit me një kapacitet prej 10.000 ulësesh.
Në fund, vendimi doli të ishte më se i mirë, sepse Argjentina e fitoi titullin e kampionit të botës dhe krijoi një atmosferë të mrekullueshme dhe për nder të kapitenit ikonik, Lionel Messi, dhoma e tij do të kthehet në një muze të vogël. /Telegrafi/
Como a la información hay que manejarla con cuidado, me tomé unas horas para investigar un tema de vital importancia de cara a la Copa del Mundo:
Los asados de la Selección Argentina en la Universidad de Qatar. pic.twitter.com/qYLB2ERlyf
— Seba Varela del Río (@sebavdr) November 18, 2022