Në pak javë, moderatori i njohur, Labinot Gashi, dhe bashkëshortja e tij, Qëndresa Bajrami-Gashi, do të bëhen prindër për herë të parë.
Gjersa ndodhet në muajt e fundit të shtatzënisë, Qëndresa duket se po i shijon në maksimum ditët pak para se të marrë epitetin nënë.
Se është e lumtur në krahët e bashkëshortit të saj, këtë e dëshmon edhe fotografia e fundit që ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.
Bëhet fjalë për një imazh “dritë-hije”, i cili shfaq Labin e ulur në gjunjë, ndërsa puth barkun e rrumbullakosur të Qendresës.
Ky imazh ka bërë për vete shumë prej ndjekësve të tyre, të cilët kanë lënë komente të shumta në hapësirën e dedikuar për replika dhe komente.
“E bekuar” është përshkrimi që bashkëshortja e Labit ka lënë në mbishkrimin e fotografisë, duke treguar në këtë mënyrë lumturinë e çiftit pak para marrjes së epitetit prind.
Përndryshe, Labi dhe Qëndresa u martuan në tetor të vitit të kaluar, ndërsa pritet të bëhen prindër brenda një muaji. /Telegrafi/