Telegrafi

Në Izrael mbahen zgjedhjet e treta parlamentare brenda 12 muajve

Në Izrael sot mbahen zgjedhjet parlamentare, të tretat me radhë gjatë 12 muajve, që me sa duket do të vendosin nëse Benjamin Netanyahu do të mbetet në pushtet, pavarësisht faktit se po përballet me padi penale për korrupsion.

Netanyahu që ka shërbyer më së gjati në historinë e Izraelit, prej më shumë se një viti është duke udhëhequr qeverinë tranzicionale – pasi që asnjë opsion nuk ka arritur t’i sigurojë atij formimin e qeverisë edhe pas dy raundeve, transmeton Telegrafi.

Konkurenti kryesor i tij është komandanti i pensionuar Benny Gantz, partia e të cilit “Bardhë e Kaltër” po bën një garë të ashpër me partinë e Netanyahut.

Ndërkaq anketat e bëra parashikojnë rezultat të ngjashëm me zgjedhjet e kaluara, duke marrë parasysh se ekzistojnë gjasa të mëdha që të formohet qeveria pa ndonjë problem. /Telegrafi/