Telegrafi

Në Itali, 662 njerëz vdiqën brenda një dite nga coronavirusi, shifra e të vdekurve kalon mbi 8 mijë

Në Itali, 662 njerëz vdiqën brenda 24 orësh. Janë regjistruar 6153 raste të reja të infektimit me coronavirus dhe tashmë vendi ka regjistruar gjithsej 8165 njerëz të vdekur.

Shkalla e epidemisë në Itali është më e keqja në botë. Vetëm në Lombardi janë raportuar edhe 2500 raste të tjera të infeksionit me coronavirus, transmeton Telegrafi.

“Fatkeqësisht, numrat nuk janë shumë të mirë, numri i të infektuarve është rritur pak a shumë në krahasim me ditët e kaluara. Kemi 2500 infeksione të reja”, tha presidenti i Lombardisë, Attilio Fontana.

“Unë jam personalisht i shqetësuar”, u shpreh ai.

Shefi i mbrojtjes civile italiane Angelo Borelli dhe njeriu kryesor në luftën kundër coronavirusit dje nuk mori pjesë në një konferencë për shtyp sepse ai kishte ethe dhe sot u njoftua se ai ishte negativ për coronavirus.

Borrelli është karantinuar të mërkurën për shkak të etheve dhe vuan nga një formë më e butë e gripit, por po punon nga shtëpia dhe në kontakt të vazhdueshëm me njësinë e krizave të agjencisë. /Telegrafi/