Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ndodhet për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo gjatë vizitës në Teksas ka takuar ushtarët amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit, të cilët kanë shërbyer në Kosovë, pikërisht në kohën e agresionit nga Serbia vitin e kaluar, gjersa ka përcjell edhe mesazhin e ushtarëve amerikanë.
Lexoni të plotë postimin e presidente Osmani në Facebook:
“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Republikën e Kosovës”, është mesazhi që dëgjuam nga ushtarët amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit, të cilët kanë shërbyer në Kosovë, pikërisht në kohën e sulmit të agresionit nga Serbia vitin e kaluar.
Gra e burra nga ushtria amerikane për 25-vjet shërbyen me devotshmëri për lirinë dhe paqen, e edhe sot vazhdojnë të qëndrojnë bashkë me ne në mbrojtje të shtetit dhe kufijve tanë. Prandaj dje i vizitova për t’ju shprehur falënderime në emër të popullit të Kosovës.
Kosova është e bekuar që e ka këtë mbështetje. /Telegrafi/