Në rrjetet sociale janë përhapur fotografitë më të fundit të Donald Trumpit të bëra në New Hampshire.
Vëmendje ka tërhequr fytyra e ish-presidentit amerikan dhe shumë shkruajnë se nuk e kanë të qartë nëse ai e ka tepruar me pudër apo krem vetë-rrezitës.
“Çfarë po ndodh me fytyrën e Trumpit? Normalisht është portokalli, por kjo ngjyrë duket sikur të ishte i sëmurë. Ai nuk do të jetë për shumë gjatë në këtë planet”, “Lutuni për grimierin e Trumpit”, “Çfarë po ndodhë?”, janë disa nga komente në platformën X.
What is going on with Trump’s face? It’s usually orange, but this color looks awfully sick. He’s not long for this planet. pic.twitter.com/RFTsf7mkdO
— Rob Israel (@robisraelart) January 24, 2024
Kujtojmë se 77-vjeçari fitoi zgjedhjet paraprake republikane në New Hampshire, duke rrëmbyer kështu nominimin presidencial republikan për herë të tretë. Ai mundi rivalen e tij, Nikki Haley në shtetin ku ajo kishte shanset më të mira kundër tij.
Associated Press dhe rrjetet televizive shpallën fitoren e Trumpit menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit, bazuar në rezultatet e hershme dhe EXIT Poll. Edhe pse vetëm dy shtete kanë votuar deri më tani, fitorja e Trumpit në zgjedhjet paraprake theksoi dominimin në partinë republikane.
Ndryshe, Trump nga republikanët dhe presidenti aktual, i cili është demokrat, Joe Biden pritet të kandidojnë për zgjedhjet presidenciale amerikane të këtij viti që do të zhvillohen më 5 nëntor. /Telegrafi/
Pray for trumps spray tan girl. pic.twitter.com/B9kHozlW7U
— Scott 🏴 Vote Yes ✌🏻🇵🇸 (@CityHillBilly23) January 16, 2024
So nice of Trump to share some of his "tan" with Loomer. pic.twitter.com/mp5OpvwAUl
— George Wept (@GeorgeWept) January 16, 2024