14 marsi në Shqipëri është festë zyrtare apo ndryshe e njohur si “Dita e Verës”.
Ndonëse për shkak të situatës së krijuar janë pezulluar të gjitha aktivitetet e parapara për këtë datë, njerëzit tanimë janë më shumë duke qëndruar në shtëpitë tyre, pranë familjes.
Megjithatë, në këtë ditë të të shqiptarëve, një urim nuk ka munguar as nga këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari.
Imazhi në fjalë e shfaq artisten shqiptare në top formë, teksa ka shkruar “Gëzuar Ditën e Verës. Unë rri në shtëpi”.
Ndërkohë, komplimentet nuk munguan as nga ndjekësit e saj përkundër se shfaqet pa makijazh.
Në Shqipëri raportohet se janë infektuar mbi 33 persona kurse në Kosovë deri më tani numri i personave të infektuar ka shkuar në tre. /Telegrafi/