Telegrafi

Në imazhin e realizuar me bikini në moshën 12-vjeçare, Enca: Kam qenë duke u argëtuar që nga ajo kohë

Artistja nga Shqipëria, Enca Haxhia, ka nisur pushimet prej disa ditësh në Mykonos, Greqi.

Pas një kohe të gjatë që e kaloi në Dubai, ajo tashmë ka zgjedhur një destinacion tjetër njëherësh mjaft luksoz.

Ndërsa solli fotografi të shumta në bikini, në mesin e tyre një të tillë e publikoi në InstaStory të realizuar në moshën 12 vjeçare.

Foto: Screenshot/Instagram

Imazhi i krijueses së hitit “Suavele” u bë saktësisht 14 vjet më parë, ndonëse shihet se nuk ka ndryshuar shumë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

“Kam qenë duke u argëtuar që nga mosha 12-vjeçare”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.

Pushimet e Encës vijnë pak javë pas lansimit të një kënge të re që e lansoi në bashkëpunim me artistin kurd, Navid Zardi.

“Kalle” deri më tani ka kaluar shifrën e mbi dy milionë klikimeve në platformën YouTube. /Telegrafi/