Këngëtarja Nora Istrefi tashmë njihet si një nga femrat e estradës me plot sharm dhe elegancë.
Ndonëse është emër mjaft i lakuar në mediat rozë, e njëjta po vazhdon të jetë në fokus çdo ditë e më shumë.
Duke qenë se shquhet për stilin unik, së fundmi siç shihet hapat e saj po i ndjekë edhe vajza e artistes Istrefi, Renee.
Kjo e fundit ka realizuar një fotosesion të ri para aparatit fotografik të Norik Ukës dhe vjen tërësisht i njëjtë me atë të Norës, i realizuar javë më parë në po të njëjtin vend.
Ashtu si edhe e ëma, bukuroshja e vogël duket e mahnitshme, e veshur me fustan ngjyrë gri dhe xhaketë të kuqe.
“Princesha ime e vogël”, ka shkruar në imazhet e vajzës Istrefi.
Renee përndryshe është vajza e Norës me ish-bashkëshortin e saj, këngëtarin Robert Berisha. /Telegrafi/