Telegrafi

Në Gurrakoc të Istogut rrëzohet një punëtor nga kati i tretë

Foto: Ilustrim

Një punëtor është rrëzuar nga kati i tretë ku ishte duke punuar sot rreth orës 09:30, në Gurrakoc të Istogut.

Zyrtari për informim nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova tha për Telegrafin se viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Sipas tij, organet e hetuesit janë në vendin e ngjarjes duke hetuar rastin, ndërkaq viktima është jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 09:30, një punëtori në vendin e tij të punës është rrëzuar. Sipas mjekëve ai është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Rugova. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim