Një punëtor është rrëzuar nga kati i tretë ku ishte duke punuar sot rreth orës 09:30, në Gurrakoc të Istogut.
Zyrtari për informim nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova tha për Telegrafin se viktima është jashtë rrezikut për jetë.
Sipas tij, organet e hetuesit janë në vendin e ngjarjes duke hetuar rastin, ndërkaq viktima është jashtë rrezikut për jetë.
“Rreth orës 09:30, një punëtori në vendin e tij të punës është rrëzuar. Sipas mjekëve ai është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Rugova. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim