Me slogane dhe pankarta se Maqedonia është greke, duke bërtitur kundër qeverisë dhe kundër marrëveshjes së Prespës, me mesazhe drejtuar politikanëve se ata janë tradhtarë, sot grekët po protestojnë përpara Kuvendit grek për “mbrojtjen e emrit Maqedoni”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç njofton korrespondenti i AIM-ës nga Athina, protesta nuk është masive, disa pjesë të rrugës janë të mbyllura rreth Kuvendit grek, ndërsa ekziston edhe siguri e fortë e policisë.
Në mes demonstruesve ka njerëz të të gjitha moshave, por edhe klerikë. /Telegrafi/