Site icon Telegrafi

Në gjysmën e parë të 2023-shit, Tesla shet më shumë vetura elektrike se sa ka shitur së bashku VW, Mercedes dhe Porsche

Kompanitë gjermane kanë shpallur plane të guximshme për të kaluar në prodhimin e veturave elektrike dhe për të luftuar kundër dominimit të Tesla-s, por në fakt ato janë edhe më mbrapa.

Tesla shiti pothuajse 890,000 vetura elektrike në gjysmën e parë të këtij viti, më shumë se Volkswagen , BMW, Mercedes-Benz dhe Porsche së bashku.

Prodhuesit gjerman po përballen me vështirrëso pasi problemet e softuerit vonojnë arritjen e modeleve kryesore dhe kontribuojnë në rënien e shitjeve në Kinë, tregun e tyre më të madh, ku momentalisht dominojnë Tesla dhe kompania vendore BYD, transmeton Telegrafi.

Madje kompanitë gjermane po e humbin betejën edhe në tregun vendas, ku Tesla është ende marka lidere e veturave elektrike.

Tesla po ndjek një politikë më të madhe të vëllimit me ulje agresive të çmimeve, gjë që rrit presionin ndaj prodhuesve të tjerë që përpiqen të vazhdojnë. Shitjet e veturave elektrike të Tesla-s u rritën me 30 pikë përqindjeje ndaj Volkswagen-it në tremujorin e dytë, duke rritur epërsinë e saj.

Ndërsa markat gjermane janë të zhytur në negociata të vështira me sindikatat mbi modifikimet në objektet e tyre të prodhimit që nga epoka e veturave me djegie të brendshme, Tesla po planifikon të zgjerojë fabrikën e saj në Gjermani dhe po përgatitet të ndërtojë një fabrikë të re në Meksikë.

“Tesla është ende shumë përpara prodhuesve gjermanë në të gjitha tregjet kryesore. Ata janë nën presion për të rritur vëllimet për të arritur nivelin e nevojshëm për t’i bërë veturat elektrike fitimprurëse”, tha analisti Matthias Schmidt. /Telegrafi/

Exit mobile version