Në Gjykatën Penale në Shkup do të vazhdojnë seancat gjyqësore për lëndët “Spiuni” dhe “Shuplakat”, që ka të bëjë me dhunën e porositur në komunën Qendër, gjatë qeverisjes së OBRM-PDUKM-së.
Lënda “Spiuni” përfaqësohet nga Prokuroria Speciale Publike (PSP) dhe për të dënuarit u ndryshuan dënimet, pasi që Gjykata e Apelit pranoi ankesat e tyre.
Në këtë rast janë të dënuar 18 persona për bashkëpunim armiqësor, spiunazh, shantazh, mashtrim dhe armëmbajtje pa leje.
Në lëndën “Shuplakat”, të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, pastaj ish-ministri Mile Janakieski, deputetja e OBRM-PDUKM-së, Daniella Rangellova, dhe nëntë persona tjerë. /Telegrafi/