Site icon Telegrafi

Në Gjevgjeli fillon realizimi i projektit për ujësjellësin e qytetit

Në Gjevgjeli fillon sot realizimi i projektit për përmirësimit të sistemit të ujësjellësit që financohet përmes IPA fondeve. Fillimin e punimeve do ta promovojnë ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar, dhe ministri i financave, Kiril Minoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vlera e përgjithshme e projektit është 1.7 milionë euro, kurse qëllimi është përmirësimi i cilësisë së ujit për pije për banorët e Gjevgjelisë dhe Bogdancit.

Planifikohet ndërtimi i katër puseve, pompave, stacioneve të klorimit dhe rrjetit të ujësjellësit, si edhe ndërtimi i një rezervoarit me kapacitet prej 1000 metër kub. Kjo është pjesë e fushatës ”BE-ja për ju”.

Ndihma e përgjithshme e BE-së për këtë fushatë është 80 milionë euro, si pjesë e IPA programit 2007-2013, ndërkaq do të shtohen edhe 100 milionë euro tjera për IPA 2 programin./Telegrafi/

Exit mobile version