Site icon Telegrafi

Në Gjermani, punë fituan 50 mijë punëtorë nga Kosova, Bosnja, Maqedonia…

Për 11 muaj të vitit 2016, më shumë se 50 mijë persona nga Kosova, Bosnja, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia kanë marrë miratimin për të punuar në Gjermani.

Në të njëjtën periudhë të vitit 2015 ishin vetëm 16.500, thuhet në të dhënat e Agjencisë gjermane për punë, e cila ndodhet në Nyrnberg, transmeton lajmi.net.

Këta njerëz është dashur të kenë ofertë konkrete ose ofertë për praktike, shkruan e përditshmja gjermane “Welt”.

Më së shumti Programin gjerman për përshpejtimin e marrjes së azilit e kanë shfrytëzuar njerëzit nga Kosova, kështu që për 11 muaj të vitit 2016 numri i tyre është rritur për 263 për qind, respektivisht 16.400.

Në të njëjtën periudhë, njerëzve nga Bosnja u janë ndarë 15.400 miratime (për punë).

Gati 55 mijë refugjatë të cilët nuk përmbushin kriterin për azil ose u është refuzuar azili dhe me dëshirë e kanë lëshuar Gjermaninë, që është 20 mijë më shumë në krahasim me vitin e kaluar.

Exit mobile version