Në Gjermani, në 11 muajt e parë nga 2016, janë punësuar 50 mijë njerëz nga Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja-Hercegovina dhe Serbia, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas të dhënave të Lidhjes së Agjencisë gjermane për punë, në të njëjtën periudhë në 2015 leje për punë kanë marrë 16.500 persona nga këto shtete, raporton Capital.ba.
Ata njerëz patjetër të kenë ofertë konkrete për punë ose oferta për praktikë, shkruan Die Welt.
Më së shumti, Programi për përshpejtimin e azilit të Gjermanisë e kanë shfrytëzuar njerëz nga Kosova, për 11 muaj në vitin e kaluar numri i tyre u rrit për 263%, gjegjësisht 16.400 mijë njerëz. /Telegrafi/