Telegrafi

Në Gjermani arrestohet një i dyshuar për vrasjen e gazetares bullgare

Një njeri i dyshuar për përdhunimin dhe vrasjen e gazetarit bullgar Victoria Marinova në Bullgarinë veriore u arrestua natën e kaluar në Gjermani, ku ai kishte ikur pas krimit, njoftuan sot autoritetet bullgare, të cilat tani për tani përjashtojnë mundësinë se arsyeja për vrasje është e lidhur me profesionin e viktimës.

“Hetimi na ka mundësuar të identifikojmë një njeri të cilin policia gjermane e arrestoi me kërkesën tonë,” tha ministri i Brendshëm bullgar Mlladen Marinov.

Kryeprokurori Sotir Çaçarov tha se “për tani” përjashton mundësinë që vrasja e  gazetares është e lidhur me profesionin e saj, transmeton KosovaPress.

I dyshuari, emri i të cilit nuk u zbulua, u lind në vitin 1997 dhe më parë kundër tij ishte lëshuar fletëndjekje për vrasje dhe përdhunim.

Trupi i Marinova që raportoi për korrupsion të mundshëm në qeverinë bullgare u gjet pranë lumit Danub.

Policia pastaj deklaroi se Marinova (30) ishte rrahur, përdhunuar dhe mbytur. /kp/Telegrafi/